Fjalë Kyçe

Familjarët kërkojnë edhe kompleksin memorial për 1,432 fëmijë të vrarë

Familjarët kërkojnë edhe kompleksin memorial për 1,432 fëmijë të vrarë

1432 fëmijë llogaritet të jenë vrarë në Kosovë gjatë viteve të okupimit serb.

Në nderim të tyre, sot u përurua ky billbordi, në hapësirën përballë Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës.

Billbordi, me pamje të obeliskut, është 3 metra i gjerë e 4 metra i gjatë dhe i paraprin një kompleksi memorial që parashihet të vendoset në një sipërfaqe prej një hektari.

Aty pritet të mbillen 1,432 pemë të tipit “poni” japonez dhe secila prej tyre do ta mbajë nga një emër të fëmijëve të vrarë, ku do të vendoset data e lindjes dhe e vdekjes, raporton “Express” i KTV-së.

Xhavit Muqolli, baba i dy fëmijëve të vrarë nga forcat serbe, shpreson që ky projekt të mos mbetët vetëm në letër.

Kryetari i Këshillit Koordinues për Persona të Zhdukur dhe Krime Lufte, Ahmet Grajqevci , ka një lutje për institucionet vendore që kjo çështje të mos mbetet vetëm në dorën e humanistëve.

Para dy ditëve u promovua edhe libri “Fëmijët martirë të Kosovës 1981 – 1999”, nga autorët Nusret Pllana dhe Hanëmshahe Ilazi.