Fjalë Kyçe

Fatlumit i duhet ndihmë për tu ngritur në këmbë, motra e tij ka një kërkesë të veçantë

Fatlumit i duhet ndihmë për tu ngritur në këmbë, motra e tij ka një kërkesë të veçantë

Ky është Fatlum Haxhiu. Që 25 vjet vuan nga sëmundja paraliza celebrale. Atij i nevojitet trajtimi jashtë vendit.

Këtë e kishin konstatuar nga Qendra Klinike Universitare, në propozimin e lëshuar që nga viti 2013.

Për vite të tëra Fatlumit i janë dhënë premtime se do të ndihmohet e do të ngritët sërish në këmbët e tij.

Fatlumi thotë se ka vetëm një dëshirë

Fatlumin shpesh mund t’a shihni në krye të lagjes së tij “Proni i Njemtë”, teksa shikon veturat e njerëzit tek kalojnë.

Këtë e bën për t’a kaluar mërzinë. Nuk kërkon lëmoshë. Dëshira e tij është të mos qëndrojë i mbyllur mes katër mureve.

Edhe motra Fatlumit, Shkurta pati një kërkesë në veçanti për ata që jetojnë në diasporë.

Ndiqni storien e plotë: