Fjalë Kyçe

Ferat Shala merr mbështetjen e grupmoshave të ndryshme për t’i përfaqësuar në legjislaturën e ardhshme

Ferat Shala merr mbështetjen e grupmoshave të ndryshme për t’i përfaqësuar në legjislaturën e ardhshme

Kandidati për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike, Ferat Shala ka vazhduar takimet me grupmoshat e ndryshme të qytetarëve në kuadër të prezantimit të ofertës së PDK-së për mandatin e ardhshëm. Shala ka prezantuar edhe një herë planet e tij për përfaqësim sa më të mirë të qytetarëve si deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

‘Kënaqësi t’i takosh aktivistët e bashkëpartiakët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ata, ashtu siç nuk njohin dallim në moshë, nuk e njohin as lodhje. Kur shoh vullnetin dhe përkushtimin e tyre atëherë bindem se fitorja është e jona 100 për qind’, ka shkruar Shala, i cili ishte i shoqëruar edhe nga kandidatë të tjerë për deputetë nga kjo parti.