Fjalë Kyçe

Fetah Rudi rrëfen si e kishte shpëtuar nga atentati “Dëshmitari X”: Dëgjova që atë ditë dikush do të vritej, por jo Ibrahim Rugova

Fetah Rudi rrëfen si e kishte shpëtuar nga atentati “Dëshmitari X”: Dëgjova që atë ditë dikush do të vritej, por jo Ibrahim Rugova

Deputeti zgjedhur i LDK-së, Fetah Rudi, i cili si pasojë e një atentati me armë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është i palëvizshëm, ka thënë se nuk ka dyshime se sulmi ndaj tij është i motivuar politikisht.

Rudi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka treguar një moment kur i ka shpëtuar atentatit të parë, përcjell Telegrafi.

Ai rrëfen se gjatë një tubimi të fushatës zgjedhore që LDK po mbante në stadiumin e Prishtinës e ka parë Agim Zogajn, i njohur si ‘Dëshmitari X’ dhe e ka përshëndetur, pasi më të ishin njohur edhe në Kleçkë, si pjesëtarë të UÇK-së.