Fjalë Kyçe

Fillon mbledhja e kryesisë së LDK-së

Fillon mbledhja e kryesisë së LDK-së

Në Selinë Qendrore të LDK-së ka filluar mbledhja e kryesisë e thirrur nga kreu i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, raporton Gazeta Express.

Grupet punuese të LDK-së dhe VV-së, dje mbajtën raundin e fundit të bisedimeve teknike për harmonizimin e programit qeverisës.

Ndërsa sot Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur mbledhjen e kryesisë ku do të diskutohet përkitazi me ecurinë e këtyre bisedimeve.

Pas mbledhjes së kryesisë kryetari i saj Isa Mustafa do të mban një konferencë për media.

LDK – VV, dje u bë e ditur se kanë përfunduar harmonizimin e programit që ishte paraparë që të bëhej përmes grupeve punuese.

Pas takimit që u mbajt në Vetëvendosje, Avdullah Hoti tha se tashmë kanë mbetur takimet që do të mbahen në nivel të liderëve.