Fjalë Kyçe

Gani Geci ka një fjalë për Lëvizjen Vetëvendosje

Gani Geci ka një fjalë për Lëvizjen Vetëvendosje

Ish-deputeti i LDK-së Gani Geci ka reaguar pas takimit të Xhelal Sveçlës dhe Marko Gjuriqit në Tiranë.

Ai në një postim në Facebook ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton KosovaPress.

“Qysh erdh dita edhe po do me shkuar dita e ju fjet hala”, shkruan Geci.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është parë duke biseduar në Tiranë me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sveçla, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, është fotografuar gjatë një takimi me zyrtarin e qeverisë serbe, në mbrëmjen e së shtunës.

Fotografitë janë realizuar në Tiranë, në atë që njihet si “15-katëshi”, ku edhe po zhvillohej takimi.

Në lidhje me këtë ka reaguar sot në një konferencë për media kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet të japë një shpjegim lidhur me takimin e djeshëm të Xhelal Sveçlës the Marko Gjuriqit.

Ndryshe, Xhelal Sveçla pas publikimit të fotos së përbashkët me të ashtuquajturin shefin e zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ka theksuar se po merr pjesë në një konferencë për Bashkëpunim Rajonal.

“Dua të sqaroj se Lëvizja Vetëvendosje nuk funksionon duke braktisur tryezat. Qëndrimi ynë është të marrim pjesë në çdo diskutim, të argumentojmë qëndrimet tona dhe të pamundësojmë marrëveshjet në dëm të Kosovës, ndryshe nga paraardhësit tanë”, ka shkruar Sveqla dje në Facebook.

Publikimi i fotos së ish-deputetit të LVV-së ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku me ironi theksohet se “Sveçla po diskuton në Tiranë për bashkim kombëtar”.