Fjalë Kyçe

Gjykata Speciale do t’i kushtojë shtrenjtë Kosovës

Gjykata Speciale do t’i kushtojë shtrenjtë Kosovës

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka dhënë detaje lidhur me këtë ftesë.

Kandidati i PDK-së për deputet, thotë se Kosova ka marrë obligime ndërkombëtare kur ka themeluar Gjykatën Speciale në Hagë, e jo në Kosovë, përcjell Telegrafi.

“Edhe në të ardhmen Kosova do të ketë shpenzime të mëdha financiare në raport me Gjykatën Speciale, pasi ajo është në Hagë, e jo në Kosovë”.

Tahiri thotë se ai ka bashkëpunuar me Gjykatën Speciale dhe sipas tij po të ishte ndryshe ai do të ftohej si i dyshuar e jo si dëshmitarë.

‘Ministria e Drejtësisë nuk posedon as edhe një dokument të vetëm sekret, që mund të rridhte e më pas të ndërlidhej me Gjykatën Speciale”.

Ministri i Drejtësisë në detyrë ka thënë se ai do të udhëtojë në Hagë me 28 tetor për t’iu përgjigjur Speciales.
Ai ka thënë se nuk do të merr avokat, pasi nuk është në cilësinë e të dyshuarit.