Fjalë Kyçe

Gjykata Speciale fton edhe Sali Mustafën si të dyshuar

Gjykata Speciale fton edhe Sali Mustafën si të dyshuar

Ish pjesëtari i Ushtrisë çlirmtare të Kosovës, Sali Mustafa, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, transmeton Gazeta Metro.

Mustafa do të intervistohet në javën e dytë të muajit nëntor, konkretisht më datë 18 nëntor të këtij viti, në tribunalin e Hagës.

Këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Nikë Shala, i cili njofton se Mustafa është ftuar nga kjo gjykatë në cilësinë e të dyshuarit.

“Sali Mustafa dje e ka marrë ftesën për në Hagë dhe me datën 18.11.2019 në orën 9 e 30 duhet të paraqitet në Hagë pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Unë jam autorizuar nga ana e tij dhe do ta mbrojë në këtë çështje’, ka thënë Sala për Klan Kosova.