Fjalë Kyçe

Gjyshja kërcënon mbesën e saj për vdekje

Gjyshja kërcënon mbesën e saj për vdekje

Një gjyshe 82 vjeçe në Rimini të Italisë ka drejtuar mesazhe kërcënuese ndaj mbesës dhe të dashurit të saj, duke iu thënë se “do të marrë 2 shqiptarë e do i vrasë”.

Gjyshja e kishte lënë mesazhin kërcënues të shkruar mbi një fletë në super-marketin ku punonte mbesa. Kjo e fundit, pasi ka vërejtur mesazhin kërcënues, e ka paraqitur atë në gjykatë, shkruajnë mediat italiane.

E moshuara 82 vjeçe do të paraqitet tashmë në gjykatë për mesazhin kërcënues. Ajo akuzonte mbesën dhe të dashurin e saj se ia kishin marrë dy apartamente, që dikur kanë qenë në pronësinë e saj.

Gjyshja më së tepërmi acarim kishte me të dashurin e mbesës, të cilin e akuzonte si mashtrues. Ajo pretendon se i riu ka pervetësuar pasurinë që ajo kishte. Rasti tashmë ka kaluar në gjykatë dhe po procedohet me të.