Fjalë Kyçe

Grabitja e Rinasit, arrest me burg për Alkond Bengasin

Grabitja e Rinasit, arrest me burg për Alkond Bengasin

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Alkond Bengasin, një nga të arrestuarit për grabitjen e Rinasit më 9 prill.

Alkond Bengasi është kushëri i Klement Çalës. Ai akuzohet për “grabitje”, “grup të strukturuar” dhe “armëmbajtje dhe prodhim municionesh”, shkruan Tch

Vetë Klement Çala është një person me precedentë të rrezikshëm dhe me të kaluar kriminale në Greqi dhe në Shqipëri po në fushën e grabitjeve të armatosura i cili vazhdon të jetë në kërkim që prej vitit 2013.