Fjalë Kyçe

Gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen me diskriminim

Gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen me diskriminim

Kosova ka ligje të mira sa i përket dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, por ka ngecje në zbatimin e tyre.

Kështu u tha sot me rastin e lansimit të projektit “Fuqizimi i luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje faza e dytë”, nga ana e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.

Me rastin e lansimit të projektit, Isabelle Servoz-Gulluci, shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, tha se gratë në Kosovë përballen me diskriminim dhe barriera të ndryshme.

Koordinatori Nacional kundër Dhunës në Familje, Naim Qelaj, tha se Kosova ka ligje të mira sa i përket dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, por ka ngecje në zbatimin e tyre.

Koordinatorja e Projektit Divizioni për barazi gjinore – Këshilli i Evropës, Larissa Kireeva përmendi disa nga qëllimet kryesore të projektit “Fuqizimi i luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, faza e dytë”.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se shteti ka detyrime për mbrojtjen e qytetarëve, duke shpresuar që ky projekt do të ndikojë në vetëdijesimin e të gjitha shtresave të shoqërisë.

Ndryshe, projekti është ndërtuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e hulumtimit “Krijimi i hartës së shërbimeve për viktimat e dhunës kundër grave në Kosovë”, të realizuar në kuadër të fazës së parë të projektit në vitin 2017.