Fjalë Kyçe

Gruaja e Sllobodan Millosheviq dyshohej se kishte vrarë Presidentin e Serbisë

Gruaja e Sllobodan Millosheviq dyshohej se kishte vrarë Presidentin e Serbisë

Bashkëshortja e Millosheviq dyshohet se ka përgatitur rrëmbimin dhe vrasjen e një prej rivaleve më të ashpër politik. Mirjana Markoviq, bashkëshortja e kasapit Sllobodan Millosheviq, dyshohet se ka qenë e përfshirë në vrasjen e ish-presidentit serb, Ivan Stamboliq.

Markoviq, e cila njihet përgjithesisht si Mira, ka hedhur poshtë këto akuza duke i konsideruar si “genjeshtra të ulta”.

Këto zhvillime pasojnë zgjidhjen dramatike të një prej mistereve më të medha politike në Serbi – zhdukjen dhe vrasjen e Stamboliq, president i Serbisë (1986-1987).

Ndër të tjera, ajo ishte e dënuar me një vit burgim për shkak të ushtrimit të ndikimit në anëtarët e Qeverisë për ndarë në mënyrë të paligjshme banesa shtetërore. Ishte gjykuar në vitin 2018, 15 vjet pas nisjes së procesit gjyqësor. Ishte dënuar në mungesë, meqë ishte duke jetuar në Moskë.

Ajo ka lindur më 10 korrik 1942 ndërsa ka vdekur sot, në moshën 76 vjeçare.