Fjalë Kyçe

Hahn do të paditet për ndihma të jashtëligjshme

Hahn do të paditet për ndihma të jashtëligjshme

Fondacioni “Besa” që përfaqëson 110 biznese në Gjermani, i ka dërguar një letër komisionerit Johannes Hahn, përmes së cilës i ka kërkuar që ta rimendojë vendimin e tij për ta ndihmuar Serbinë.

“I nderuari z. Hahn, pasi që u informuam nga shtypi kosovar në lidhje me mbështetjen financiare me taksat tona që i keni ofruar Serbisë, në tatimpaguesit bavarez kërkojmë nga ju sqarim të menjëhershëm:

– Sipas cilit vendim të Komisionit Evropian keni vendosur të ndihmoni shtetin serb?

– Sipas cilit rregull themelor keni marrë një vendim të tillë?”, thuhet në letrën e Fondacionit “Besa”.

Fondacioni e ka lutur komisionerin që ta rimendoi këtë vendim, duke u sjellur kujdeseshim me taksat e tyre.

“Këtë u kërkojmë në emër të 110 kompanive bavareze me 3500 punëtorë. Kërkojmë një përgjigje të menjëhershme, natyrisht se do të mjaftonte një deklaratë për media, apo të na e ktheni një përgjigje. Ne jemi duke e menduar një padi kundër këtij vendimi pranë Gjykatës Administrative Evropiane për rishikim dhe kyqjen investigative të shtypit gjerman”, thuhet në letrën e dërguar nga Ilir Seferi në emër të Fondacionit “Besa”.