Fjalë Kyçe

Hajdar Beqa thotë se nuk flet me vëllain e tij

Hajdar Beqa thotë se nuk flet me vëllain e tij

Hajdar Beqa, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka thënë se nuk flet me vëllain e tij Hasan Beqën i cili dyshohet se është i përfshirë në një tender në Komunën e Gjakovës.

Në një bisedë telefonike, në emisionin Debat Plus në TV Dukagjin, Beqa ka thënë se nuk merr përgjegjësi për veprimet e vëllait të tij.

“Edhe vllau jem që i ka mbi 40 vjet nëse ka bo ndonjë shkelje i kam bërë thirrje prokurorisë edhe gjykatës që të merren me rastin. Derisa të merret gjykata me këtë rast unë nuk deklarohem”, ka thënë Beqa.

Hasan Beqa, vëllai i deputetit në Kuvendin e Kosovës, Hajdar Beqa, që kishte luajtur rolin e sekserit duke kërkuar nga një biznesmen gjakovarë 33 përqind të aksioneve të kompanisë së tij në shkëmbim të një nënshkrimi nga komuna