Fjalë Kyçe

Haki Rugova: Marrëveshja LV-LDK duhet ta përfshijë edhe postin e presidentit

Haki Rugova: Marrëveshja LV-LDK duhet ta përfshijë edhe postin e presidentit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Haki Rugova, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të lëshojë pe për postin e presidentin në marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se në marrëveshjen për bashkëqeverisje LV-LDK duhet të përfshihen të gjitha pozitat që votohen nga deputetët në Kuvendin e Kosovës.

Me gjithë mospajtimet për këtë pikë, Rugova ka shprehur optimizëm se marrëveshja në mes të këtyre dy partive do të arrihet.

Mirëpo, sipas tij, edhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh, nuk do të jetë fundi i botë.