Fjalë Kyçe

Haradinaj i dhuron Clarkut librin e historisë së Kosovës

Haradinaj i dhuron Clarkut librin e historisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Wesley Clark.

Haradinaj i ka dhuruar Clarkut një pullë postare me figurën e tij dhe një libër për historinë e Kosovës.

Clark po qëndron në Kosovë në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Clark udhëhiqte trupat e NATO-s gjatë bombardimit të caqeve serbe 20 vite më parë.