Fjalë Kyçe

Haradinaj i palëkundur: S’ka sanksione dhe shantazhe që na detyrojnë me hjek taksën

Haradinaj i palëkundur: S’ka sanksione dhe shantazhe që na detyrojnë me hjek taksën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe nëjherë ka thënë se Amerika po kërkon pezullimin e taksës, mirëpo ka thënë se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është i qartë, duke shtuar se nuk hiqet taksa pa njohje të Kosovës nga Serbia.

“Është qëndrim i qartë i Departamentit të Shtetit, pra janë unik, ata sugjerojnë që të pezullohet taksa, që me i hap rrugë dialogut është përsërit edhe sot. Kemi diskutuar edhe krejt temat tjera që i ka Kosova”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Alo.

Haradinaj, ka thënë se taksa nuk duhet të ndërlidhet me çështjen e dialogut.

“Qëndrimi ynë është i qartë, edhe unë dua me hjek taksën jo vetëm me e suspendu por është e lidhen me njohjen nga Serbia po ashtu sugjerimi im është që të mos ndërlidhen temat. Dialogu ka filluar shumë më herët se s atë vihet taksa dhe nuk duhet të kushtëzohet”, ka thënë Haraidnaj.

“Unë mendoj që përkundër faktit që ne të gjithë dëshirojmë ta shprehim dashurinë ndaj Amerikës, por kjo nuk ka të bëjë në partneritet me Amerikën ka të bëjë me atë që 20 vjet që po bën Serbia. I ka kushtu Kosovës një proces i tillë që 20 vjet, unë jam kundër këtij procesi”, ka deklaruar kryeministri.

“Marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë e hjek taksën, pra marrëveshja obligative ligjore”, ka thënë si.

“Nëse Trump i thërret në një takim dhe ka një marrëveshje dhe jemi dakord për të unë nuk jam kundër, pra nuk hjeket taksa pa marrëveshje. Sa më shpejtë që e dimë mendoj se e kemi të qartë se çka synojmë. Është gabim me Ii dhënë premtime Serbisë se mund të suspendohet taksa, mendoj s e kemi luajtur boll kush kujt po ia lë kilen”, ka deklaruar Haradinaj, shkruan Gazeta Alo.

“Taksa mund të jetë në pakufi, s’ka sanksikon dhe shatnazhe që na detyron me hjek këtë. Duhet me kujtu një gjë ne vijmë prej periudhave më të vështira që i kemi kalu. Forma e presioneve dhe kërcënimeve nuk jep efekt”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se vendimi për taksën merret në Qeveri dhe sipas tij të gjithë duhet ta ruajnë integritetin e kryeministrit.

“Nuk duhet askush të insistojë në diçka dhe me imponu mendime. Më mirë është me më heq prej postit të kryeministrit dhe pastaj taksën le ta heqin vetë ata”.

Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri pas mbledhjes së Qeverisë./Gazeta Alo/