Fjalë Kyçe

Haradinaj: Kosova ka potencial që t’iu ofrojë trajtim të drejtë të prekurve nga Down Syndrome

Haradinaj: Kosova ka potencial që t’iu ofrojë trajtim të drejtë të prekurve nga Down Syndrome

Kosova ka potencialin e nevojshëm për t’iu mundësuar të gjithë personave të prekur nga Down Syndrome trajtim të drejtë dhe mundësi të barabarta që të përmbushin potencialin e tyre në të gjitha aspektet e jetës si pjesë e kësaj shoqërie.

Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në Konferencën me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Personave me Down Syndrome.

Në konferencën në fjalë për të cilën ka shkruar Haradinaj në Facebook është vlerësuar progresi dhe puna që duhet bërë për avancimin kornizës ligjore për përkrahjen, integrimin dhe punësimin e tyre.

“Në këtë aspekt, kemi miratuar Rregulloren për lehtësira doganore dhe tatimore për punëdhënësit që punësojnë persona me aftësi të kufizuar dhe për personat me aftësi të kufizuar që ushtrojnë veprimtari të pavarur”, ka shkruar ai.