Fjalë Kyçe

Haradinaj: Masakra e Izbicës tronditi botën

Haradinaj: Masakra e Izbicës tronditi botën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Izbicë të Skenderajt në 20 vjetorin e rënies së tyre.

Haradinaj, ka thënë se masakra e Izbicës është një prej masakrave më të egra e cila tronditi botën, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, Izbica është e kaluara jonë e dhimbshme, që e kemi pa e përjetu në çdo cep të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Sot, kujtojmë me dhembje e krenari, martirët e një prej masakrave më të egra, që 20 vjet më parë tronditi tërë botën. Izbica është e kaluara jonë e dhimbshme, që e kemi pa e përjetu në çdo cep të Kosovës. Lavdi e përjetshme të gjithë martirëve të kësaj toke!/Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj