Fjalë Kyçe

Haradinaj: Mercenarat i lanë pa shkollë fëmijët e të varfërve

Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë e ka nervozuar fort kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ky Këshill dje nuk ka akredituar Universitetin e Pejës, Mitrovicës dhe atë të Prizrenit.

Sipas këtij vendimi këto tri universitete publike nuk kanë të drejtë të regjistrojnë studentë të rinj për vitin akademik 2019/2020.

Kryeministri Haradinaj ka kritikuar ashpër këtë vendim madje duke i quajtur njerëzit që kanë vendosur mercenarë.

“Nëse këta që po më thonë mua po ngutesh kryeministër, po iu tregoj atyre që jam vonuar pak pa e ngritur zërin në disa krime, ky është një lloj krimi që është ka ndodh në këtë vendin tonë, kur dikush ka arrogancë me iu thënë krejt këtyre fëmijëve, ndoshta kanë edhe dallavere me universitete private e nuk kanë bërë mjaftë të regjistruar në universitete private, e në emër të cilësisë tash i mshelim këto shkoni në privat. Po nuk munden se ata nuk janë fëmijë të familjeve të pasura, ka edhe të atillë që shkojnë në privat, në të shtrenjtë dhe le të shkojnë, po nuk mundesh pa regjistrua kështu siç ka ndodhur. Edhe kushdo që e ka bërë këtë gabim është dhe në këtë Kosovë nuk punohet kështu, nuk jemi krejt mercenar në këtë vend. E dimë pastaj që kanë me na kritikua se është institucion i pavarur, është cilësia, por po i shohim po ashtu çfarë mafie janë nëpër plot këto institucione të pavarura që i ka vendi që nuk po interesohen për interesin e fëmijëve të këtij vendi. Po vërejtjet për cilësi, po kritikat, po kërkesat për përmirësim, por nuk mundësi ata fëmijë me i lënë jashtë”, u shpreh ai.