Fjalë Kyçe

Haradinaj në takim me ambasadorin gjerman, flasin për pritjet në takimin e Parisit

Haradinaj në takim me ambasadorin gjerman, flasin për pritjet në takimin e Parisit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Në këtë takim, Haradinaj ka bërë të ditur se është biseduar për takimin e Berlinit dhe pritjet nga ai i Parisit.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se do të përkushtohet për të çuar përpara agjendën bilaterale mes dyja vendeve, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i Haradinajt:

Takim i rregullt me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, me të cilin biseduam për takimin e Berlinit, pritjet nga takimi i Parisit dhe rolin konstruktiv dhe konsistent të Gjermanisë karshi Kosovës, ruajtjes së integritetit territorial të vendit dhe stabilitetin në rajon.

E falënderova Ambasadorin Heldt për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe financiare për proceset e rëndësishme të qeverisjes në vend dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdojë, siç shpreha përkushtimin tonë për të çuar përpara agjendën bilaterale mes dyja vendeve./Gazeta Alo/