Fjalë Kyçe

Haradinaj për Elez Blakajn: As nuk e përzura, as nuk e kthej në Kosovë

Haradinaj për Elez Blakajn: As nuk e përzura, as nuk e kthej në Kosovë

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka folur përsëri për ish-prokurorin e rastit “Veteranët”, Elez Blakajn të cilin dikur e quante “hajn të pulave”.

Duke iu përgjigjur komentuesve në Facebook, në një diskutim të organizuar nga KDI, Haradinaj është pyetur nëse do ta kthejë Blakajn në Kosovë.

Ka thënë se as nuk e ka përzënë atë prej Kosove, mirëpo as nuk do ta kthej.

“Nuk e kam përzanë unë as nuk e kthej unë, të gjithë prokurorët janë të përkrahur, edhe polici edhe ushtari. Politika nuk kthen prokurorë, I kthen ligji, e drejta ligjore”, tha ai.