Fjalë Kyçe

Haradinaj: PSD dhe AAK e kanë përmbushur njëra tjetrën

Haradinaj: PSD dhe AAK e kanë përmbushur njëra tjetrën

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar koalicionin e fundit me PSD-në.

I ftuar në Debat Plus në RTV Dukagjini, me Fidan Ramën, ai është shprehur se ky bashkim do të sjell fitore, duke bërë të ditur disa detaje nga marrëveshja në mes këtyre dy subjekteve politike.

“PSD e AAK-ja, e kanë përmbushur njëra tjetren si dhe 25 kandidatët për deputetë nga PSD janë fuqi për fitoren e Aleancës. Ne nuk jemi bërë bashkë kundër askujt, as një partie politike, por për të mirën e qytetarit”, ka thënë Haradinaj.

Në Debat Plus, i ftuar tjetër është edhe Dardan Molliqaj nga PSD-ja.

Molliqaj ka thënë  se numrat dhe fuqia e ideve janë fitore për koalicionin, dhe kjo i ka shtyrë që të bëhen bashkë.

Kujtojmë se ditë më parë, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe ai i PSD-së, Shpend Ahmeti, kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Ndërsa sot në seancë plenare deputetët e Kuvendit me 89 vota për , 1 kundër dhe 2 abstenime, deputet e Kuvendit të Kosovës vendosën për shpërndarjen e VI të legjislaturës së Kuvendit.

Nga tash vendi edhe zyrtarisht ka shkuar në zgjedhje të parakohshme të cilat duhet të shpallen nga presidenti Hashim Thaçi.