Fjalë Kyçe

Haradinaj: Raportet me Amerikën të mira si kurrë më parë, mund ta vizitoj brenda javës

Haradinaj: Raportet me Amerikën të mira si kurrë më parë, mund ta vizitoj brenda javës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se raportet e Kosovës me Amerikën janë më të mira se asnjëherë më parë.
Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se ai mund të zhvillojë vizitë zyrtare me SHBA-në brenda javës nëse ka ndonjë temë që ja vlen të diskutohet.
“Çdo javë kam delegacione nga administrata e SHBA-së. Menjëherë mund të bëj vizitë në Amerikë”.
Kryeministri ka thënë se ambasadori i SHBA, Kossnet është diplomat shumë serioz dhe më ta ka takime të shpeshta por nuk i bën publike.

“Ne nuk i bëjmë publike çdoherë këto takime. Ata nuk janë kundër që ne të bëjmë postime çdo ditë, por bëhen bajat ato punë nëse publikohen shpesh…Ne punojmë intenzivisht për çdo temë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se ideja se “Kryeministri po na prishë me Amerikën” ka qenë shkurtpamëse.