Fjalë Kyçe

Haradinaj: Rusia do t’a shtrijë agjendën e saj në Ballkan, nëse s’ka marrëveshje me Serbinë

Haradinaj: Rusia do t’a shtrijë agjendën e saj në Ballkan, nëse s’ka marrëveshje me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë “20 vjet liri.

Gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve Haradinaj ka shprehur falënderimin e tij për kohën sa NATO ka vepruar në Kosovë.

“Kosova e kërkon NATON që përjetësisht të jetë në Kosovë. ne duam që të jemi NATO përjetësisht. Tani e mendojmë si një lidhje të përjetshme. Konfliktet e pambyllura e rrezikojnë sigurinë. Mos arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë e rrezikon vendin tonë”, ka deklaruar Haradinaj.

Tutje ai ka thënë se çështjet e pa përfunduara në mes të Kosovës dhe Serbisë lenë hapësirë që Rusia ta shtrijë agjendën e saj në Ballkanin Perëndimor.

“Temat e pa përfunduara rrezikojnë që rusia ta shtrijë agjendën e saj në ballkan”.

Kryeministri i Kosovës u shpres se qëllimi i vendit është që të arrihet një marrëveshje paqësore me Serbinë.

“Qëllimi ynë është që Kosova ta arrijë një marrëveshje me Serbinë”, ka thënë në fund kryeministri Haradinaj.