Fjalë Kyçe

Shpërthen Haradinaj: Safet Gërxhaliu është matrapaz

Shpërthen Haradinaj: Safet Gërxhaliu është matrapaz

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka humbur kontrollin gjatë një emisioni duke thënë se Safet Gërxhaliu është një matrapaz.

Haradinaj ka eskaluar në emision, duke e quajtur matrapaz kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliun.

Ai po thotë se Gërxhaliu ishte kundër taksës dhe kundër vendit të vet, një deklaratë e tij të cilën e ka përdorur ndaj të gjithë atyre që kishin kritikuar taksën.

“Safet Gërxhaliu është matrapaz. Ai e pat bo një panair dhe i pat pru qindra biznese serbe këtu. Ai njeri njeri del e bën propagandë, si kryetar i Odës Ekonomike të vendit të vetë. U dëmtu thojke ekonomia me taksë. Me i thanë hej bre, s’po të vjen marrë. Nuk e kuptoj pse duhet me e dëmtu veten. Këtë s’e bën Serbia. Taksa është e Kosovës’’, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se Haradinaj me vendosjen e taksës ka dëmtuar marrëdhëniet me SHBA’të dhe BE’në, kjo është deklaruat edhe nga vet zyrtarët amerikanë dhe evropianë.