Fjalë Kyçe

Haradinaj takohet me Ratislav Kostulnik, ja çka diskutuan

Haradinaj takohet me Ratislav Kostulnik, ja çka diskutuan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në vendin tonë, Ratislav Kostulnik.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se është biseduar për avancimin e partneritetit të gjithanshëm, veçmas në bashkëpunimin ekonomik, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Sllovakia është model suksesi në zhvillimin ekonomik. Në takim njohës me shefin e ri të Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në vendin tonë, Ratislav Kostulnik, bashkëbiseduam për avancimin e partneritetit të gjithanshëm, veçmas në bashkëpunimin ekonomik. Institucionet e Kosovës janë të interesuara që të vazhdojnë bashkëpunimin me Sllovakinë, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët./Gazeta Alo/