Fjalë Kyçe

Haradinaj takon Biserkon, thotë se Kosova është model në mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Haradinaj takon Biserkon, thotë se Kosova është model në mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim kryetaren e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, si dhe zëvendësen e saj, Izabela Kisiq.

Me këtë rast, Haradinaj i ka njoftuar ato për zhvillimet e fundit, këtë e bën të ditur në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ndër tjerash, Haradinaj ka thënë se Kosova është model për ofrimin e të drejtave të njeriut dhe ka bërë progres të theksuar në drejtim të demokracisë e shoqërisë multietnike.

“Kosova e ka Kushtetutën më të avancuar sa i përket të drejtave të minoriteteve dhe në praktikë, bashkëpunimi me ta është në fazë të avancuar dhe jemi të përkushtuar që kjo të vazhdojë”, tha Haradinaj.

Nga ana e tyre, kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, si dhe zëvendësja e saj, Izabela Kisiq shprehën gatishmërinë e tyre që të bashkëpunojnë më të gjitha institucionet më qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut.