Fjalë Kyçe

Haradinaj: Të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim për ta luftuar korrupsionin

Haradinaj: Të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim për ta luftuar korrupsionin

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit.

Ai thotë se të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim për ta luftuar korrupsionin.

“Do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit. Do ta fitojmë së bashku 100%. Korrupsionin e luftojnë ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë. Ata që e kthyen besimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim. Duhet të kemi sinqeritet në luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij korrupsionin s’mund ta luftojnë as ata që gjuajnë gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat.

“100% Kosova është Prokurorë e Gjyqtarë të guximshëm me rrogë e kushte të dinjitetshme. Korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit që i kanë mbajtur prokurorët e gjyqtarët për vite të tëra të shtypur e pa dinjitet. As ata që gjuajnë gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat. As ata që frikësohen për veten”, ka shkruar ai.