Fjalë Kyçe

Haradinaj thotë se zgjedhjet e reja nuk janë drejtim i duhur

Haradinaj thotë se zgjedhjet e reja nuk janë drejtim i duhur

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka folur edhe për koalicionin e mundshëm të Vetëvendosjes me LDK-në, dhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje, nëse koalicioni nuk arrihet.

Ai në një konferencë për media ka thënë se një qasje e tillë imponuese që dëgjohet tek të dyja partitë, është e çuditshme.

Haradinaj tutje shton se nuk duhet të abuzohet me situatën.

“Mendoj se nuk duhet me abuzu me situatën në vend. Një qasje e tillë imponuese ose kërcënuese që i dëgjojmë tek partnerët e koalicionit më duket e çuditshme. Kushdo që është mandatar zyrtar duhet të bëjë kujdes sepse i faturohet pazotësia për me i kriju institucionet. Nuk mendoj se është drejtimi i duhur. Nuk është rregull me bo eksperiment’, ka thënë ai.

Haradinaj ka folur edhe për takimin e Xhelal Sveçles me drejtor i Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.

“Mendoj risi është kjo situata me VV sepse ata një kohë e kanë pas një qëndrim kundër”, ka thënë ai.