Fjalë Kyçe

Haradinaj tregon se a bie Qeveria nëse nuk kalon ekipi negociator në Kuvend

Haradinaj tregon se a bie Qeveria nëse nuk kalon ekipi negociator në Kuvend

Koalicioni është i qëndrueshëm sipas Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe si e tillë një ftohje ka ndodhur vetëm me Presidentin Hashim Thaçi dhe se qeveria nuk do të bie edhe nëse nuk kalon ekipi negociator i Qeverisë në Kuvendin e Kosovës

Haradinaj ka thënë se nuk ka ndasi brenda koalicionit.

“Nuk ka ndonjë ndasi me z. Veseli, z. Limaj dhe z. Pacolli, koalicioni është i qëndrueshëm, përvec me Listën Serbe”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për indeksonline, transmeton Gazeta Alo.

Ai më tutje ka vazhduar se edhe nëse grupi për dialog me Serbinë nuk kalon në Kuvendin e Kosovës, Qeveria e vazhdon punën e saj dhe nuk bie.

“Nuk do të bie Qeveria edhe nëse nuk kalon në Kuvendin e Kosovës ekipi negociator i formuar nga Qeveria e Kosovës, në krye me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin”, transmeton Gazeta Alo.