Fjalë Kyçe

Hoti: Raportet e Kosovës me partnerët janë në pikën më të ultë historikisht

Hoti: Raportet e Kosovës me partnerët janë në pikën më të ultë historikisht

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në faqen e tij zyrtare në facebook, ka reaguar lidhur me veprimet e fundit të presidentit i cili sipas tij vetëm se e ka thelluar më tepër krizën institucionale, transmeton Gazeta Alo.

Sipas Hotit, kjo ka ndikuar që Kosova t’i zbehë raportet miqësore me shtetet mike, dhe se kjo gjendje nuk duhet të vazhdoj më tutje.

Ky është postimi i tij i plotë:

Angazhimi kundër kushtetues i Presidentit për ta shtyrë përpara ‘korrigjimin e kufijve’, si dhe mospajtimet brenda “koalicionit të punëve të mëdha” PAN rreth taksës dhe dialogut me Serbinë, kanë bërë që të thellohet kriza institucionale.
Si rezultat, raportet e Kosovës me partnerët janë në pikën më të ultë historikisht. Zbatimi i MSA-së ka ngecur. Njohje të reja nuk ka, ndërkaq po rrezikohen njohjet ekzistuese. Në veri të vendit nuk ka pushtet lokal që është ligjor dhe efektiv.
Kjo gjendje nuk duhet të vazhdojë më tutje. Përgjegjësinë për këtë degradim duhet ta marrë ai që po e quan veten shef të PAN-it, duke dhënë dorëheqje për të hapur mundësinë që qytetarët të thonë fjalën e tyre në zgjedhje të lira dhe të mandatojnë ata që duhet të udhëheqin Kosovën drejt integrimit euro-atlantik.