Fjalë Kyçe

Hoxhaj godet Pacollin: Mosdija e e tij vuri në pikëpyetje shtetin e Kosovës

Hoxhaj godet Pacollin: Mosdija e e tij vuri në pikëpyetje shtetin e Kosovës

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Behgjet Pacollit në lidhje me njohjet e Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me politikë të jashtme.

“Duke tentuar që paaftësinë e tij në diplomaci ta mbulojë me diskurs të ulët, jo vetëm që po tregon sa pak kredibiltet ka, por fatkeqësisht po e dëmton edhe kredibilitetin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në reagimin e tij në Facebook.

Hoxhaj tha se ministrinë e jashtme e ka lënë me 114 njohje, por me Pacollin si ministër është vënë në pikëpyetje njohja nga një numër dyshifror i shteteve.

Sipas Hoxhajt, “mosdija dhe mungesa e strategjisë nga ana e Pacollit e ka bërë shumë më të lehtë fushatën e Rusisë dhe Serbisë kundër Kosovës”.

“Unë kam lënë Ministrinë e Jashtme me 114 njohje. Me Pacollin si ministër, vihet në pikëpyetje njohja nga një numër dyshifror i shteteve. Mosdija dhe mungesa e strategjisë nga Ministri Pacolli për të vepruar kanë bërë fushatën e Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës shumë më lehtë të realizueshme”, ka thënë Hoxhaj.