Fjalë Kyçe

I digjet stalla, i shkaktohen dëme në vlerë rreth 16 mijë euro

I digjet stalla, i shkaktohen dëme në vlerë rreth 16 mijë euro

Në fshatin Llaushë të ulët të Podujevës, për shkaqe ende të panjohura një zjarr kishte përfshirë stallën pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar, në të cilën kishte mjete bujqësore, drithëra dhe ushqim të bagëtive, ku si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme në vlerë rreth pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë (15.850) euro.

Si pasojë e zjarrit është dëmtuar edhe një pjesë e murit të shtëpisë pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar, vëlla i viktimës së parë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.