Fjalë Kyçe

I presin veshin turistit në një lokal në Sarandë

I presin veshin turistit në një lokal në Sarandë

Pas ngjarjes së bujshme me Mihal Kokëdhimën, i cili u dënua me burg pasi ndoqi zvarrë turistët spanjollë dhe i sulmoi, një tjetër ngjarje po trondit Shqipërinë.

Në një lokal në Sarandë, pronarët i kanë prerë veshin një klienti dhe lajmin e bën të ditur ish-kryeministri, Sali Berisha.

Në profilin e tij në Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili ka raportuar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar.

“Përshëndetje Doktor! Duke u gdhirë e hena, në “Bar Orange”, Sarandë, pronarët e lokalit të cilët ju vetë i keni denoncuar në disa raste, i kanë prerë veshin një klienti para lokalit, në prezencë te policisë. Qytetari ka shkuar pa vesh në spital dhe veshin ja kane çuar më vonë. Në prezencë kanë qenë jo pak por 5 polica, të cilët nuk kanë identifikuar asnjë person që ka kryer këtë krim, me justifikimin se pas ngjarjes janë marrë me të lënduarin (personin te cilit iu pre veshi) për ta shoqëuar në spital dhe nuk kanë mundur të kapin autorët.”- shkruhet në mesazhin e dërguar ish-kryeministrit.