Fjalë Kyçe

Identifikohet i dyshuari që i mori jetën një personi në Gjakovë, policia i vihet në ndjekje

Identifikohet i dyshuari që i mori jetën një personi në Gjakovë, policia i vihet në ndjekje

Policia e Kosovës e ka identifikuar dorasin e rastit që ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Marmull të Gjakovës.

Kjo është konfirmuar nga Kristë Gjokaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

“Është identifikuar i dyshuari që i mori jetën një personi. Vendndodhjen e dimë, dhe njësitet policore janë pas tij”, ka thënë Gjokaj për lajmi.net.

Ndërkaq edhe prukurori i shtetit është nisur për në vendin e ngjarjes.

E ka konfirmuar Ali Selimaj, kryeprokuror i Gjakovës.