Fjalë Kyçe

Inxhinieri Seranaj: Një tërmet tjetër më i ulët se ky, Durrësi mund të rrëzohet sërish

Inxhinieri Seranaj: Një tërmet tjetër më i ulët se ky, Durrësi mund të rrëzohet sërish

Inxhinieri Agim Seranaj thotë se në vlerësimin e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti po bëhen shumë gabime.

Seranaj solli mbrëmjen e kësaj të hëne në “Opinion” një material, në të cilin paraqiti të paktën 5 akte konstatimi të ndryshme. Inxhinieri tha se ka nisur ndërhyrja tek objekte në të cilat nuk ka mbaruar ende ekspertiza e mirëfilltë. Ai paralajmëroi se në këtë fazë po bëhen më shumë gabime dhe në një tërmet tjetër më të ulët se ky, Durrësi do dëmtohet më shumë.

Ai solli si shembull një ndërtesë të dëmtuar, në të cilën kishte nisur puna për restaurimin e saj, ndërkohë që ekspertët amerikanë kishin vlerësuar se ajo rrezikonte një çerdhe që ndodhej aty pranë.

Agim Seranaj: Pa u pritur dhe pa u filluar faza e dytë, sepse pranë kësaj ishte një çerdhe që ishte bllokuar për t’u hapur sepse specialistë amerikanë kishin thënë, mirë çerdhja është në rregull, por oborri rrezikohet sepse mund të shembet ky objekt, prandaj ne shkuam dje si grup i tretë. Sepse grupi i parë kishte thënë është në rregull, grupi amerikan kishte thënë kjo shembet, grupi i tretë ishim ne. Ne u çuditëm më shumë nga kjo, që atje kishin filluar punimet, edhe jashtë ku këtu ka aq dëme, ku ja po punon ai ustai atje.

Blendi Fevziu: Ça po bën ai?

Agim Seranaj: Ai e di ça po bën.

Blendi Fevziu: Pra ju thoni që është objekt që nuk mund të jetohet dhe ai po bën punë brenda?