Fjalë Kyçe

IPK pjesë e konferencës ndërkombëtare të antikorrupsionit

IPK pjesë e konferencës ndërkombëtare të antikorrupsionit

Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) Miradije Kelmendi me bashkëpunëtorë po merr pjesë në konferencën vjetore të radhës të EPAC-ut (European Partners Against Corruption – Partnerët Evropian Kundër Korrupsionit), dhe Asamblenë e Përgjithshme e cila po mbahet në Stokholm të Suedisë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë 33 delegacione të institucioneve të mbikëqyrjes policore dhe agjencive kundër korrupsionit nga shtete evropiane, si dhe përfaqësues nga EUROPOL, OLAF dhe organizata tjera ndërkombëtare e rajonale.

Në kuadër  punimeve  në konferencë  po diskutohen dhe trajtohen  tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me fuqizimin e luftës kundër korrupsionit, fuqizimin e integritetit të zyrtarëve dhe rolit të sinjalizuesve ne luftimin e korrupsionit.

Në kuadër të agjendës së paraparë do të mbahen punëtori të ndryshme që në mes tjerash do të trajtojnë tema si konflikti i interesit dhe integritetit në fushën e  policisë, sfidat dhe rreziqet  e reja ne parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës në këtë konferencë po zhvillojnë takime të ndara më shumicën e delegacioneve pjesëmarrëse nga shtetet e Evropës me qëllim të njohjes dhe shkëmbimit të praktikave të mira në forcimin e sundimit të ligjit, thuhet në një komunikatë për media të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).