Fjalë Kyçe

Isa Mustafa shprehet i gatshëm të bëhet president i vendit

Isa Mustafa shprehet i gatshëm të bëhet president i vendit

Dëshirë e ka të bëhet president i vendit, por Isa Mustafa e pranon se për momentin kjo nuk është tema kryesore në negociatat midis Lidhjes Demokratike të Kosovës që e drejton vet dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Ish-kryeministri i vendit tha në një intervistë në Zonën e Debatit, që transmetohet sonte, se në këto negociata e ka rolin kyç, ani se pyetet edhe Vjosa Osmani.

Mustafa është deklaruar edhe rreth ndarjes së resoreve ministrore në qeverinë e ardhshme. Ai ka thënë se nuk është parimore që Vetëvendosje të ndalë për vete tri ministri para se të fillojnë negocitata për krijimin e Qeverisë së re.