Fjalë Kyçe

Ish-luftëtarja e UÇK-së tregon se përse nuk i është përgjigjur ftesës së Speciales për intervistim

Ish-luftëtarja e UÇK-së tregon se përse nuk i është përgjigjur ftesës së Speciales për intervistim

Ish-pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Raimonda Rreci, ka thënë se nuk i është përgjigjur ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale pasi që kjo e fundit nuk i ka ofruar asaj informatat që i ka kërkuar përmes një shkrese zyrtare.

Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, ka thënë se nuk e ka ndërmend t’i ik bashkëpunimit në Gjykatën Speciale, por jo deri në momentin kur kjo e fundit ti përgjigjet kërkesës së saj, shkruan Gazeta Alo.

Rreci, ka treguar edhe informatat se çfarë ka kërkuar nga kjo gjykatë.

Postimi i saj i plotë:

Me lejoni ti korrektoj disa pika.

Nuk kam angazhuar mbrojtes. Jam konsultuar me zyren e avokatit Tome Gashi por ka qene vetem konsultim dhe per momentin nuk kemi marrveshje per mbrojtje.

Ate qe kam then me heret prap e them, nuk kam ndermend te mos i pergjigjem bashkpunimit me gjykaten speciale. Nuk i kam ikur nje bashkepunimi te tille e as nuk i kam ra “pishman”. Edhe tutje e them se jam ne gjendje ti pergjigjem gjykates kur ata te plotesojne kerkesen time dhe kjo nuk duhet ti bije ne befasi askujt sepse e kam cekur qe nga fillimi.

Eshte e verete se afati i intervistimit tim tanime ka kaluar, mirepo kjo ka ndodhur me qe une ju kam kerkuar ftese zyrtare nga gjygji dhe te me thuhet se:

– Per cfare rasti une mund te konsiderohem si deshmitare ?

– Kush eshte i dyshuari apo viktima ?

Lufta ka qene e perhapur ne tere rajonin e Kosoves dhe ka zgjatur nje kohe, si mund ta di qe une jam deshmitare nese nuk di per cka po flitet konkretisht, cfare rasti, kur ka ndodhur, ku ka ndodhur, cka ka ndodhur, si ka ndodhur dhe kush dyshohet, kush eshte viktima qe te di nese vertet mund te cilesohem dhe kontriboj si deshmitare ?

Gjykata i ka rregullat e veta dhe nuk kane pranuar te me ofrojne informatat qe une i kam kerkuar permes nje shkrese zyrtare dhe per kete e kam refuzuar daten e intervistimit.

Shpresoj kjo pergjigjeje e imja do mjafton per juve qe jeni te interesuar dhe keni filluar perseri te me kontaktoni per te kuptuar se cka u be ne lidhje me gjykaten…. Ju pershendes.

Me respekt :

R. Rr/Gazeta Alo/