Fjalë Kyçe

Ish ministri Hasani: Padia MTI-së ndaj meje, hakmarrje e Nismës

Ish ministri Hasani: Padia MTI-së ndaj meje, hakmarrje e Nismës

Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka reaguar në Facebook ndaj lajmit se ministria të cilën ai ka drejtuar ka ngritur një kallim penal ndaj tij, për shkak të mjeteve që ka marrë si paradhënie nga arka e kësaj ministrie.
Por, Hasani këtë padi e ka cilësuar si hakmarrje të Nismës, pasi që ky u largua nga kjo parti.

Ai thotë se i ka të gjitha dëshmitë për shpenzimet që i ka bërë sa ka qenë ministër I MTI-së.

Postimi i plotë i Hasanit:

NISMA Socialdemokrate ka nisur një fushatë tejet të egër dhe të ulët ndaj meje si shenjë hakmarrjeje për largimin tim nga kjo parti.
Duke i shfrytëzuar institucionet shtetërore ata po provojnë të më akuzojnë se kinse si kam arsyetuar 2 mijë e 300 euro. E para të gjitha faturat për këto mjete janë fshehur qëllimshëm.
Për këtë i kam dëshmitë të gjitha faturat dhe pagesat janë bërë përmes kartelës bankare.
Këtu nuk ka të bëjë me paradhënie siç pretendohet por pagesa të rregullta të kryera përmes kartelës bankara.
Është shpifje e ulët se unë i paskam marrë këto para.
Fshehja e dëshmive po ashtu është e dënueshme. Unë do t’i padisë për shpifje.
Me përgjegjësi të plotë morale ju them se kjo është vetëm një fushatë hakmarrëse ndaj meje!
Këtu i keni të gjitha dëshmitë, kartela dha faturat: