Pas një mosmarrëveshje një burrë ka sulmuar fizikisht një grua, kjo e fundit poashtu e ka sulmuar të dyshuarin.
Policia njofton se incidenti ka ndodhur para dy ditësh në Istog në orën 22:30.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.