Fjalë Kyçe

Istrefi premton publikisht se nuk do të lejojë asnjë punësim familjar në Telekom

Istrefi premton publikisht se nuk do të lejojë asnjë punësim familjar në Telekom

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, ka premtuar se nuk do të lejojë nepotizëm brenda këtij institucioni.

“Krejt çka mund të them, të premtoj edhe publikisht këtu sa jam unë duke e menaxhuar, sa jam menaxher i kësaj ndërmarrje publike, nuk do të lejoj asnjë punësim familjar, asnjë punësim që i kanë lidhjet me politikë”.

Istrefi në një intervistë në Zona B gjithashtu tha se Telekomi i Kosovës aktualisht ka vështirësi financiare megjithatë ka mundësi për stabilitet.

“E kam njoftuar kryeministrin që Telekomi i Kosovës nuk falimenton – ka hapësirë jashtëzakonisht të madhe të bëhet prapë lider”.

Ai gjithashtu foli edhe për komentet lidhur me Telekomin e Kosovës duke thënë se sulmet ndaj kësaj ndërmarrje nuk i konvenojnë askujt.

“Po shihet qartë që një fushate kaq e egër ndaj Telekomit askujt nuk i bën nder. Nëse atakohemi në këtë formë është e pamundur të behet biznes”.

“Nuk është interes i askujt ta shantazhojë Telekomin me propaganda. Sot po rrezikohet jo vetëm Telekomi por direkt edhe interesat e sigurisë kombëtare”.

“Shërbimi policor, AKI, aeroporti-kulla, qendra e thirrjeve të emergjencës, zjarrfikësit… të gjitha i marrin shërbimet nga Telekomi i Kosovës. Çka nëse bien të gjitha këto shërbimet ? Çka duhet me ndodh në këtë vend që të rrezikohen më tepër interesat e sigurisë kombëtare”.