Fjalë Kyçe

Ja si u godit Durrësi para dy dite nga stuhia e fuqishme

Ja si u godit Durrësi para dy dite nga stuhia e fuqishme

Të mërkurën moti në Kosovë, Shqipëri dhe rajon është trazuar duke shkaktuar stuhi të fuqishme dhe breshër në disa shtete, transmeton Gazeta Metro.

Nga stuhia e fuqishme dhe breshëri i madh u përfshi edhe pjesa bregdetare e Shqipërisë, ku stuhia e fuqishme kishte trazuar ujërat e detit Adriatik dhe Jon.

Të mërkurën uji i detit në Durrës ishte trazuar shumë dhe valët e detit ishin duke goditur bregun e detit. Madje kanë dalë edhe pamje se si dukej deti i trazuar atë ditë.

Një jaht italian ishte në rrezik pasi nga dallgët e shumta kishte rrezikuar edhe që të fundosej, derisa më pas u shpëtua nga ndihma e shpejtë në Portin e Durrësit.

Të mërkurën Durrësi u përfshi nga një stuhi e fuqishme me erëra të forta dhe lundrimi në këtë pjesë ishte shumë i vështirë.

Ndërkaq moti në vazhdim në qytetin turistik të Durrësit do të jetë i nxehtë dhe me temperatura deri në 32 gradë Celsius. Nuk pritet që të ketë reshje të shiut, ndërsa temperaturat do të ngritën edhe më shumë në javën e ardhshme ku maksimalet kapin vlerën e 39 gradë Celsius.