Fjalë Kyçe

Ja si u manipuluan votat e partive në Fushë Kosovë

Ja si u manipuluan votat e partive në Fushë Kosovë

Po vazhdojnë të shfaqen probleme të shumta gjatë numërimit të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetor. Por, pas disa ankesave të disa partive, u vendos që disa vendvotime të shkojnë në rinumërim.

E derisa po zhvillohet ky proces po shihen edhe dallaveret që u bënë në numërimin e votave. Jetlir Zyberaj nga AKR dhe këshilltar i ministrit në detyrë të jashtëm dhe njëherësh kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, ka publikuar në rrjetin e tij social në Facebook, një formular nga vëzhguesit e koalicionit NISMA-AKR-PD.

Aty, shihet që janë vërejtur shumë gabime, ku koalicioni NISMA-AKR-PD, para rinumërimit nuk kishte asnjë votë, e pas tij, kishin dalur 11.

Madje, nga asnjë votë, pas rinumërimit dolën edhe 30 për Partinë Liberale Egjiptiane, derisa PDK-së ju shtuan 14 vota. Partia e Ashkalinjëve për Integrim iu zvogëluan votat nga 44 në 19 ndërsa PDAK nga zero vota i dolën 12.