Fjalë Kyçe

Ja si veprohet nëse Presidenti Thaçi nuk e thërret mbledhjen e Kuvendit

Ja si veprohet nëse Presidenti Thaçi nuk e thërret mbledhjen e Kuvendit

Organizata joqeveritare që mes tjerash bënë edhe monitorimin e Kuvendit të Kosovës, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një infografikë ka shpjeguar hapat drejt konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.

Agnesa Haxhiu nga KDI ka shpjeguar për Telegrafin se të gjitha këto procedura duhet të ndodhin pas shqyrtimit të gjithave ankesave të subjekteve politike nga ana e PZAP-së dhe ankesave nga Gjykata Supreme.
“Sipas nenit 66 të Kushtetutës së Kosovës, brenda 30 ditëve pas shpalljes përfundimtare të rezultateve nga KQZ, presidenti duhet të thërras seancën konstituive të Kuvendit. Nëse Presidenti nuk e bën këtë, seanca mund të thirret nga vet Kuvendi.”, ka thënë Haxhiu për Telegrafin.

Haxhiu tutje ka theksuar se gjatë seancës konstituive duhet të verifikohen mandatet e deputetëve të legjislaturës së re, të bëhet betimit nga ana e tyre dhe më pastaj Kuvendi zgjedh Kryetarin dhe nënkryetarët e tij me ç’rast edhe konsiderohet Kuvendi i konstituar.

Ndërsa në bazë të rezultateve të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 220 mijë e 811 vota apo 26,159 për qind, LDK 206 mijë e 458 vota apo 23,458 për qind, PDK ka 178 mijë e 645 vota apo 21.163 për qind, AAK-PSD koalicioni 100 për qind Kosovë ka 96 mijë e 883 vota apo 11, 477 për qind, Lista Serbe 57 mijë e 15 vota apo 6.754 për qind, Nisma-AKR-PD 42 mijë e 72 vota apo 4.984 për qind.