Dje në rrugën “Ali Çeku” në Ferizaj ka vdekur një person, të cilin rast policia e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se axha i tij i cili jeton vetëm nuk është duke e hapur derën e banesës, andaj në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë hapur derën dhe me të hyrë brenda kanë vërejtur se viktima mashkull K-Shqiptar ishte pa shenja jete”, thuhet në raportin e PK-së.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, përfundon njoftimi.