Një person është arrestuar pasi që kishte gjetur një portofol me 1970 euro dhe nuk e kishte raportuar askund, shkruan GazetaAlo.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, konkretisht në stacionin e autobusëve, ku i arrestuari ishte kapur nga kamerat e sigurisë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaAlo/