Fjalë Kyçe

Kelmendi thotë se “u dogj” në Tiranë: Kam paguar 1.6 milion euro për leje ndërtimi

Kelmendi thotë se “u dogj” në Tiranë: Kam paguar 1.6 milion euro për leje ndërtimi

Deputeti dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi, në Rubikon të KTV-së, ka thënë se është “djegur” në përpjekjen e tij për të depërtuar me biznes në Tiranë.
Ai ka akuzuar udhëheqësin në Tiranë se ua ka paguar 1.6 milion euro lejen e ndërtimit, ndërsa më pas i janë pezulluar veprimet tjera dhe se paratë nuk i janë kthyer.

“Të gjithë miqtë afaristë më kanë thënë mos shko nëse s’gjen lidhje me politikën. Kam dashur të jem ligjërisht i pastër dhe të ruaj sistemin juridik të çdo shteti. Është nënshkruar marrëveshja. Kryetari Erion Veliaj e ka vënë nënshkrimin tre herë dhe i ka marrë paratë për lejen e ndërtimit, 1.6 milion euro. E kam pyetur a ka pengesë për këtë transaksion e e ka mohuar gjithmonë. Por tash as paratë nuk kthehen. Më kanë thënë zgjidhe rrugën ligjore për t’i kthyer. E rruga ligjore e një gjyqësie të kapur në Shqipëri është e pakufishme”, ka deklaruar ai.