Tashmë shumica e qyteteve në Kosovës janë ndriçuar. Edhe sheshi i qytetit të Gjilanit “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, është është stolisur me drita dekorative tani kur janë afruar festat e fundvitit.
Si në shumë qytetet të botës, por edhe të Kosovës, zbukurimin e hapësirave publike në qendër të qytetit e ka bërë edhe Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike.
Shumë qytetarë kanë ngelur të pakënaqur me ndriqimin e qytetit, sipas të cilëve Gjilani nuk është zbukuruar sa duhet dhe në krahasim me qytetet e tjera duket ‘i zbehtë’ shkruan Albinfo.ch.
Por, fotografi gjilanas, Visar Beqiri është kujdesur që me syrin e aparatit të tij të sjell pamjet nga ky qytet, të cilat mund t’ua dëshmojnë të kundërtën.